Dominguezi sfidon Messin: Është e vetmja gjë që i mungon
Presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez, i ka bërë një propozim të veçantë Lionel Messit: të luajë në Copa Libertadores, pasi sipas tij kjo është e vetmja gjë që i mungon për ta kompletuar karrierën e jashtëzakonshme.
“Besoj se e vetmja gjë që i mungon është të luajë në Libertadores”, deklaroi Domínguezi në një video të publikuar në rrjetet sociale, pasi u takua me Messin gjatë ndeshjes së lamtumirës së tij nga kombëtarja e Argjentinës.
Më pas, presidenti i CONMEBOL-it e sfidoi drejtpërdrejt yllin argjentinas, duke e pyetur me shaka: “A e pranon sfidën?”.
Messi nuk dha përgjigje ndaj propozimit. Kapiteni i Argjentinës e mbylli paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren me një gol nga penalltia dhe dy asistime, në fitoren 3-0 ndaj Beninit.
Libertadores për Messin? Një sfidë që do të ishte pa dyshim spektakolare. /Zëri