Mourinho: Interi mund ta fitojë sërish Tripletën, shpresoj të mos ndodhë, por ka gjithçka për ta bërë

Mourinho: Interi mund ta fitojë sërish Tripletën, shpresoj të mos ndodhë, por ka gjithçka për ta bërë

Sport October 08, 2026 - 18:53

José Mourinho ka folur me shumë vlerësim për Interin e Cristian Chivut, duke e konsideruar skuadrën zikaltër një pretendente serioze për të përsëritur suksesin e madh të vitit 2010. 

“Do të jetë e vështirë, por Interi mund ta fitojë sërish Tripletën këtë sezon. Në kampionat do të jetë e vështirë, ndërsa edhe në Kupën e Italisë mund të ndodhë gjithçka. Nuk e di, por Interi ka shumë për të bërë më tepër se sa ka bërë në vitet e fundit. Edhe pse shpresoj që të mos e bëjë”, deklaroi Mourinho.

Trajneri portugez foli edhe për mënyrën se si ka ndryshuar futbolli ndër vite.

Sipas tij, futbolli nuk është domosdoshmërisht evoluar, por është transformuar.

“E kam të vështirë të flas për këtë. Futbolli është transformuar dhe ne trajnerët jemi pjesë e këtij transformimi. Sot karriera e një trajneri është më e shkurtër. Trajnerët vijnë më shpejt dhe largohen më shpejt”, tha ai.

Mourinho kujtoi edhe emrat e mëdhenj me të cilët takohej në mbledhjet e UEFA-s: Ferguson, Capello, Trapattoni, Lippi dhe Wenger.

“Sot ka djem që ndonjëherë nuk e dimë as kush janë. Nuk dua të them se nuk janë të mirë apo se nuk mund të bëjnë atë që kemi bërë ne, por janë profile të ndryshme”, përfundoi portugezi. /Zëri