Ferguson: “Do ta derdhja krejt verën Tignanello për ta bindur Guardiolën”
Sir Alex Ferguson ka rrëfyer një nga pengjet më të mëdha të karrierës së tij: mundësinë për të emëruar Pep Guardiolën si pasardhësin e tij te Manchester United.
Në librin e tij të ri, “Games of My Life”, legjenda skoceze rikthehet te darka e famshme me Guardiolën në Nju Jork në vitin 2012.
Ferguson thotë se, nëse do të mund ta kthente kohën pas, do të donte që ajo darkë të ishte zhvilluar disa muaj më herët, kur Guardiola ende nuk e kishte vendosur përfundimisht të ardhmen e tij.
“Nëse do të mund ta ktheja kohën pas, do të kishim darkuar disa muaj më herët. Do ta kisha derdhur krejt Tignanellon dhe do të bëja gjithçka për ta bindur se e ardhmja e tij ishte në Manchester. Fatkeqësisht për ne, kështu ndodhi. Mjafton kaq”, shkruan Ferguson.
“Tignanello” është një verë e njohur italiane, të cilën Ferguson e përdor në mënyrë figurative për të treguar se sa shumë do të përpiqej ta bindte trajnerin katalanas.
Në atë periudhë, Guardiola po përgatitej të largohej nga Barcelona pas një periudhe të jashtëzakonshme dhe kishte vendosur të provonte një aventurë në Bundesligë me Bayern Munich.
Më vonë, ai përfundoi te Manchester City, ku ndërtoi një nga epokat më të suksesshme në historinë e klubit.
Manchester United, ndërkohë, zgjodhi David Moyes si pasardhës të Fergusonit. Moyes qëndroi vetëm rreth 10 muaj në detyrë.
Ferguson, i cili u largua nga United në vitin 2013 pas 27 vitesh në krye të klubit, e konsideron sot atë takim me Guardiolën si një prej rasteve të mëdha “çfarë do të kishte ndodhur nëse…” në historinë e klubit. /Zëri