Mourinho: “UEFA më vrau në Budapest, Roma më shkarkoi atë ditë”

Mourinho: “UEFA më vrau në Budapest, Roma më shkarkoi atë ditë”

Sport October 08, 2026 - 19:24

José Mourinho ka folur hapur për fundin e aventurës së tij te Roma, duke zbuluar se për të, marrëdhënia me klubin përfundoi që në finalen e Europa League ndaj Sevillas në Budapest, edhe pse shkarkimi zyrtar erdhi disa muaj më vonë. 

“Ditën e finales në Budapest u shkarkova. Kur u ktheva nga pushimet, isha tashmë i vdekur. Funerali ishte në janar, kur më shkarkuan”, deklaroi Mourinho.

Trajneri portugez iu referua edhe dënimit nga UEFA pas finales, duke bërë dallim mes përgjegjësisë së tij dhe incidentit në aeroport me arbitrin Anthony Taylor.

“UEFA më bëri të paguaja për diçka për të cilën nuk isha përgjegjës. Ajo që ndodhi në aeroport nuk ishte përgjegjësia ime. Përgjegjësia ime ishin fyerjet ndaj arbitrit në garazh dhe për këtë duhej të paguaja”, tha ai. 

Mourinho pranoi se situata ndikoi edhe në marrëdhënien e tij me pronarët e Romës, Dan dhe Ryan Friedkin.

“Kam paguar edhe për marrëdhënien me pronarët, të cilët kishin një profil dhe një qasje të ndryshme nga e imja për atë që ndodhi në finale”, u shpreh ai.

Megjithatë, Mourinho theksoi se nuk ka asnjë armiqësi ndaj Romës apo pronarëve të klubit.

“Nëse i takoj Friedkinët, do t’i përshëndes pa asnjë problem. Largimi nga Roma më dhembi në zemër, por nuk do të ketë kurrë një fjalë timen kundër Romës apo pronarëve të saj. Për mua, Roma do të jetë gjithmonë shtëpi”, deklaroi portugezi. 

Mourinho u shkarkua zyrtarisht nga Roma më 16 janar 2024, pas dy sezoneve e gjysmë në krye të skuadrës.

Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi Conference League dhe e çoi ekipin në finalen e Europa League. /Zëri