“Kosova në prag të humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030”, Përparim Rama ia hedh fajin qeverisë “Kurti”

“Kosova në prag të humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030”, Përparim Rama ia hedh fajin qeverisë “Kurti”

Sport October 15, 2026 - 14:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka bërë një paralajmërim shqetësues sot përmes një postimi në rrjetet sociale.

I pari i kryeqytetit ka shkruar se Kosova është në prag të humbjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

“Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG)!”, shkroi fillimisht Rama.

“Sot, ICMG-ja konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave. Kjo është humbja ma e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, shtoi i pari i kryeqytetit, shkruan Express.

“Prishtina i ka fituar Lojërat Mesdhetare 2030, e kemi punuar në Masterplan, i kemi përcaktuar projektet dhe lokacionet, i kemi votuar në Asamblenë e Kryeqytetit. Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike!”, shkruan tutje Rama, duke ia hedhur fajin qeverisë “Kurti”.

Kosova e fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave të ardhshme Mesdhetare, por vendi ynë është shumë vonë dhe shumë prapa me infrastrukturë sportive, prandaj edhe rrezikon ta humbasë të drejtën e organizimit të kësaj gare prestigjioze. /Gazeta Express