Na ishte një herë Kepa, portieri më i shtrenjtë në histori, sot është zgjedhja e tretë te Arsenali
Kepa Arrizabalaga vazhdon të ketë vështirësi për të gjetur hapësira te Arsenali, pavarësisht se është njëri prej portierëve më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Spanjolli u transferua te Chelsea në vitin 2018 për rreth 80 milionë euro, duke vendosur një rekord që ende e shoqëron karrierën e tij.
Pas aventurave te Real Madridi dhe Bournemouth, ai iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2025.
Megjithatë, konkurrenca në skuadrën e Mikel Artetës ia ka vështirësuar fitimin e një vendi të rëndësishëm.
David Raya mbetet zgjedhja kryesore mes shtyllave, ndërsa Kepa duhet të luftojë për minutat e tij.
Për portierin spanjoll, e ardhmja mund të varet nga mundësitë që do të ketë për të luajtur rregullisht dhe nga planet e Arsenalit për repartin e portës. /Zëri