Ronaldo Nazario mban rekordin si lojtari më i ri që ka fituar Topin e Artë
Sport
October 28, 2026 - 08:40
Thierry Henry, i cili u pensionua pa e fituar asnjëherë Topin e Artë, bëri shaka gjatë ceremonisë në Londër me Ronaldo Nazarion, duke e pyetur nëse kishte frikë se mund ta humbiste rekordin si fituesi më i ri i këtij çmimi.
Komenti i tij lidhej në mënyrë të tërthortë me praninë e Lamine Yamalit, i cili mund ta sfidojë këtë rekord në të ardhmen.
Ronaldo Nazario e fitoi Topin e Artë në vitin 1997, kur ishte 21 vjeç, tre muaj e pesë ditë.
Në atë kohë, ai kishte shkëlqyer me Barcelonën, ndërsa çmimin e pranoi tashmë si futbollist i Interit.
Pas brazilianit, fituesi i dytë më i ri ishte anglezi Michael Owen, i cili e fitoi trofeun në moshën 22 vjeç e katër ditë, kur luante për Liverpoolin. /Zëri