Çka ndodhi mes Valverdes dhe Tchouamenit?, flet Dani Carvajal

Çka ndodhi mes Valverdes dhe Tchouamenit?, flet Dani Carvajal

Sport October 28, 2026 - 09:39

Dani Carvajal ka folur për konfliktin mes Federico Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit, duke e cilësuar incidentin si diçka jo të pazakontë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit.

“Kam qenë shumë vite te Real Madrid dhe përplasjet mes lojtarëve kanë ndodhur disa herë. Por asgjë nuk është bërë publike”, deklaroi mbrojtësi, duke theksuar se e shqetësoi më shumë shpejtësia me të cilën lajmi doli në media, vetëm rreth gjysmë ore pas incidentit.

Carvajali zbuloi gjithashtu se kishte qenë afër transferimit tek Al-Gharafa në Katar, por përvoja e frikshme e përjetuar nga afër gjatë luftës, së bashku me kunatin e tij Joselu, e bëri të tërhiqej nga kjo mundësi.

Në vend të Katarit, ai zgjodhi Getafen, me synimin që të rikthejë kënaqësinë e futbollit pas një periudhe të vështirë me lëndime. Ai foli edhe për marrëdhënien me Alvaro Arbeloan dhe vlerësoi paraqitjen e Real Madridit në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”. /Zëri