Inter Miami shpëton në minutën e fundit, Suarez shënon, ndërsa Messi mbetet i frustruar

Inter Miami shpëton në minutën e fundit, Suarez shënon, ndërsa Messi mbetet i frustruar

Sport October 29, 2026 - 06:30

Inter Miami ka barazuar 2-2 me FC Cincinnati në një ndeshje dramatike të MLS-së, ku të katër golat u shënuan në pjesën e dytë.

Luis Suarez i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 61-të, pas një asistimi të Casemiros.

Megjithatë, Cincinnati reagoi fuqishëm në fund të ndeshjes.

Kenji Mboma Dem barazoi në minutën e 80-të, ndërsa Samuel Gidi shënoi gjashtë minuta më vonë për t’i dhënë epërsinë skuadrës mysafire.

Kur humbja dukej e pashmangshme, Riquelme Fillipi realizoi në minutën e 90-të, pas asistimit të Rodrigo De Paulit, duke i siguruar Inter Miamit një pikë.

Lionel Messi pati një mbrëmje të vështirë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.

Barazimi e mban Inter Miamin në garën për pozitat e larta në Konferencën e Lindjes, ndërsa Cincinnati vazhdon luftën për një vend në fazën eliminatore. /Zëri