Kina e realizon kërcënimin, e ndërpret transmetimin e La Ligës pas polemikave me Mbappen
Sport
October 31, 2026 - 17:57
Kina ka ndërmarrë veprimin e paralajmëruar pas deklaratave të Kylian Mbappes për ish-liderin kinez Mao Ce Dun.
Televizioni shtetëror CCTV ka ndërprerë transmetimin e ndeshjeve të La Ligës, duke e kthyer polemikën rreth yllit të Real Madridit në një krizë që prek të gjithë futbollin spanjoll.
Sipas raportimit të AFP-së, dy ndeshjet e para të kësaj jave nuk u transmetuan në televizionin shtetëror: fitorja e Espanyolit ndaj Villarrealit (1-0) dhe triumfi i Atletico Madridit ndaj Levantes (2-0).
Vendimi vjen pasi tri kompani kineze, Dongpeng, Mengniu dhe Milkground, ndërprenë marrëveshjet e sponsorizimit me Mbappen.
Për momentin, nuk dihet se sa do të zgjasë pezullimi i transmetimeve dhe nëse do të preken edhe platformat e tjera televizive. /Zëri