Yamal nuk harron prej nga vjen, e rrëfen fëmijërinë e vështirë

Yamal nuk harron prej nga vjen, e rrëfen fëmijërinë e vështirë

Sport October 31, 2026 - 21:52

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur hapur për fëmijërinë e tij dhe vështirësitë që ka përjetuar para se të bëhej një prej futbollistëve më të njohur në botë.

“Kur isha i vogël, dëshiroja shumë gjëra, por nuk mund t’i kisha. Kështu mësohesh ta pranosh jetën tënde dhe t’i vlerësosh prindërit”, ka rrëfyer Yamal.

Ai ka treguar se vështirësitë familjare dhe sakrificat e nënës së tij e kanë detyruar të piqet më herët se moshatarët. “E shihja nënën time duke vuajtur dhe duke provuar gjithçka për të më bërë të lumtur. Të gjitha këto më kanë bërë të piqem më shpejt”, është shprehur ylli katalunas. /Zëri