Militao grabitet gjatë El Clásicos, hajdutët ia marrin mbi 350 mijë euro në ora dhe bizhuteri
Mbrojtësi i Real Madridit, Éder Militao, ka rënë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij në La Moraleja të Madridit, gjatë zhvillimit të El Clásicos kundër Barcelonës, më 25 tetor.
Sipas gazetës El Mundo, dy persona kanë hyrë në banesën e brazilianit përmes një dritareje në katin e tretë, duke vjedhur ora luksoze, bizhuteri dhe çanta me vlerë mbi 350 mijë euro.
Në momentin e grabitjes, Militao ndodhej në Camp Nou, ndërsa disa familjarë të tij po e ndiqnin ndeshjen në shtëpi, pa e vërejtur se çfarë po ndodhte.
Në mesin e sendeve të vjedhura janë një Rolex me vlerë 53 mijë euro, një Richard Mille prej rreth 170 mijë eurosh, tri çanta Chanel dhe bizhuteri Cartier.
Policia e zbuloi ngjarjen pasi kontrolloi banesën dhe gjeti dhomën e futbollistit tërësisht të përmbysur. /Zëri