Mourinho për të ardhmen e Ronaldos: Ai s’e ka thënë fjalën e fundit

Mourinho për të ardhmen e Ronaldos: Ai s’e ka thënë fjalën e fundit

Sport November 06, 2026 - 11:23

Jose Mourinho ka reaguar për zhvillimet rreth Cristiano Ronaldos, duke hedhur poshtë interpretimet se ylli portugez po i jep fund karrierës si futbollist.

Trajneri i Real Madridit, që e njeh mirë Ronaldon nga bashkëpunimi i tyre në Santiago Bernabeu, u shpreh se sulmuesi ka ende synime dhe ambicie për të vazhduar karrierën.

“Nuk dua të spekuloj më shumë, por ky vendim duhet respektuar. Nuk bëhet fjalë për pensionim. Kushdo që e njeh Ronaldon, e di se ai ka ende objektiva në karrierën e tij”, tha portugezi.

I pyetur nëse e sheh Ronaldon në të ardhmen si trajner, Mourinho u tregua i rezervuar: “Nuk e di se çfarë ka në mendje, por është ende herët për këtë”.

Mourinho gjithashtu theksoi se dita kur Ronaldo të vendosë të pensionohet nga futbolli duhet të jetë një moment krejtësisht i veçantë. /Zëri