“Prekjet e fundit, gjithçka gati për nesër” - Shkëndija gati për sfidën me Strugën

“Prekjet e fundit, gjithçka gati për nesër” - Shkëndija gati për sfidën me Strugën

Sport November 06, 2026 - 12:19

Shkëndija e Tetovës i ka përfunduar përgatitjet e fundit për ndeshjen e radhës në kampionat, ku të shtunën do të përballet me Strugën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra tetovare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para këtij takimi, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë mesazhin: “Prekjet e fundit, gjithçka gati për nesër”, duke konfirmuar se përgatitjet kanë përfunduar.

Image

Kuqezinjtë synojnë të paraqiten në nivelin më të mirë dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, e cila pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.

Shkëndija hyn në këtë sfidë me ambicien për të vazhduar rrugën drejt objektivave të saj, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar të fortë si Struga. /Zëri

Image