Mourinho e paralajmëron Viniciusin: Asnjë lojtar nuk është mbi Real Madridin!

Mourinho e paralajmëron Viniciusin: Asnjë lojtar nuk është mbi Real Madridin!

Sport November 06, 2026 - 11:27

José Mourinho ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me situatën e Vinicius Juniorit, duke theksuar se interesat e Real Madridit do të jenë gjithmonë mbi ato të një futbollisti të vetëm.

“Real Madridi është gjëja më e rëndësishme. Nuk do ta dëmtoja ekipin me vetëdëshirë për hir të një lojtari”, deklaroi Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valencian.

Portugezi sqaroi se kur Vinicius të rikthehet në gjendjen e tij normale dhe të jetë plotësisht i gatshëm, do ta menaxhojë situatën e tij sipas asaj që e sheh të arsyeshme.

Mourinho foli edhe për paraqitjen e brazilianit kundër AEK Athinës, duke thënë se ishte një ndeshje e mirë, por jo e jashtëzakonshme. Ai theksoi se pritshmëritë ndaj Viniciusit janë gjithmonë shumë të larta.

“Një lojtar i dobët do të mbetet i dobët, pavarësisht sa shumë përpiqesh, ndërsa një lojtar i mirë do të mbetet i mirë, pavarësisht momenteve negative që kalon”, u shpreh trajneri.

Ai shtoi se marrëdhënia e Viniciusit me të gjithë bashkëlojtarët është shumë e rëndësishme dhe se në momentet vendimtare interesat e skuadrës duhet të jenë gjithmonë parësore. /Zëri