Owono i shkatërruar pas tragjedisë, faji dhe dhimbja e bëjnë të mendojë për largimin nga futbolli

Owono i shkatërruar pas tragjedisë, faji dhe dhimbja e bëjnë të mendojë për largimin nga futbolli

Sport November 06, 2026 - 12:44

Portieri i FC Andorrës, Jesus Owono, po kalon momentet më të vështira të jetës së tij pas tragjedisë në ndeshjen kundër Tenerife, ku sulmuesi Jesus de Miguel humbi jetën pas përplasjes me portierin.

Gardiani 25-vjeçar është thellësisht i tronditur nga ajo që ndodhi dhe, sipas raportimeve të mediave spanjolle, po përballet me një gjendje shumë të rëndë emocionale. Ngjarja ka lënë pasoja të mëdha psikologjike te futbollisti, i cili ishte protagonist i pavullnetshëm i aksidentit fatal.

Owono ka mbyllur edhe llogaritë e tij në rrjetet sociale pas një vale të madhe fyerjesh, kërcënimesh dhe komentesh raciste që mori pas incidentit.

Në deklaratën e tij të parë publike, portieri pranoi se po përjeton ditët më të vështira të jetës.

“E kam të vështirë t'i gjej fjalët dhe ta përvetësoj atë që ka ndodhur. Ndjej një dhimbje të jashtëzakonshme për humbjen e Jesusit. Mendoj për të, familjen e tij dhe të gjithë njerëzit që e kanë dashur”, shkroi ai.

Klubi i Andorrës po qëndron pranë futbollistit, i cili po merr edhe mbështetje psikologjike. E ardhmja e tij në futboll mbetet e paqartë, ndërsa në këto momente prioritet është rikuperimi emocional nga kjo tragjedi. /Zëri