“Jemi këtu dhe do të luftojmë”, Fermini i paralajmëron rivalët e Barcelonës

“Jemi këtu dhe do të luftojmë”, Fermini i paralajmëron rivalët e Barcelonës

Sport November 09, 2026 - 09:51

Barcelona ka reaguar në mënyrën më të mirë pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2:1 në transfertë.

Protagonisti kryesor ishte Fermín López, i cili realizoi dy gola dhe ndihmoi skuadrën e Hansi Flickut të largohet me tri pikë nga “Metropolitano”.

Pas ndeshjes, mesfushori pranoi se Atletico e kishte vënë në vështirësi Barcelonën në fillim, por goli i barazimit para përfundimit të pjesës së parë ishte vendimtar.

Sipas tij, në pushim trajneri dhe lojtarët u pajtuan që të vazhdonin me kontrollin dhe lojën që kishin treguar në minutat e fundit të pjesës së parë.

Fermín nuk e fshehu rëndësinë e kësaj fitoreje, sidomos pas kritikave që kishte marrë skuadra për shkak të rezultateve të fundit.

“E dinim se tifozët ishin pak të zhgënjyer pas dy humbjeve, por kemi dhënë një mesazh se jemi këtu dhe do të garojmë në çdo ndeshje”, u shpreh ai.

Barcelona shkon në pushimin ndërkombëtar në krye të La Ligës, ndërsa Fermini theksoi se skuadra ishte e motivuar të fitonte pikërisht për ta mbyllur këtë periudhë me tri pikë dhe në pozitën e parë. /Zëri