"Ai është dukshëm më i mirë se që ishin Ronaldo e Messi kur i kishin nga 19-vjet"

Sport November 10, 2026 - 21:09

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke thënë se në moshën 19-vjeçare ai është më i avancuar në zhvillimin e tij sesa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në të njëjtën moshë.

“Yamal është më përpara sesa ishte Ronaldo në moshën 19-vjeçare. Kam luajtur kundër Messit kur ishte i ri dhe mendoj se edhe ndaj tij Yamal është më përpara në këtë fazë”, deklaroi Gerrard në emisionin “Overlap Daily”.

Ish-mesfushori anglez e konsideron Yamal një fenomen dhe beson se ai ka potencialin për të arritur nivelin e dy ikonave të futbollit, por thekson se për këtë duhet të ruajë urinë për sukses dhe vazhdimësinë në paraqitje.

Gerrard gjithashtu e ka këshilluar spanjollin të mos largohet nga Barcelona, duke vlerësuar se klubi katalunas i ofron gjithçka për të konkurruar për trofetë më të rëndësishëm dhe për të qenë protagonist në futbollin botëror. /Zëri