De Jong i dërgon mesazh Flickut: Krejt bota e di se unë jam mesfushor, jo mbrojtës!

De Jong i dërgon mesazh Flickut: Krejt bota e di se unë jam mesfushor, jo mbrojtës!

Sport November 10, 2026 - 21:26

Frenkie de Jong ka folur për rolin e tij të ri te Barcelona, pasi së fundmi trajneri Hansi Flick e ka aktivizuar në pozita të ndryshme, përfshirë edhe atë të mbrojtësit të djathtë.

Në një intervistë për ESPN, gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Holandës, mesfushori ishte i qartë për preferencat e tij.

“Nëse trajneri më kërkon të luaj në mbrojtje, do ta bëj për të ndihmuar ekipin. Por kjo nuk do të jetë kështu në planin afatgjatë. Të gjithë e dinë se jam mesfushor”, deklaroi De Jong.

Holandezi theksoi se nuk e ka problem të luajë në role të tjera, pasi këtë e ka bërë edhe më parë te Ajaxi dhe Barcelona, nën drejtimin e Ronald Koemanit dhe Xavi Hernandezit.

Ai gjithashtu konfirmoi se tashmë është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe ndihet në gjendje të mirë fizike.

De Jong foli edhe për kritikat që merr nga tifozët, duke thënë se shumë prej tyre nuk i përcjellin ndeshjet e plota dhe e vlerësojnë një futbollist vetëm për golat dhe asistimet.

Sipas tij, kontributi në lojë nuk matet vetëm përmes statistikave sulmuese. /Zëri