“Më shkatërruan alkooli dhe kokaina, isha afër vdekjes nga mbidoza", ylli brazilian e kujton tmerrin
Sport
November 13, 2026 - 00:09
Ish-sulmuesi brazilian, Mario Jardel, ka treguar periudhën më të errët të jetës së tij, pasi nuk u ftua nga Brazili për Kampionatin Botëror 2002.
Jardel, i cili kishte shënuar 168 gola në 175 ndeshje me Porton dhe 55 gola në 42 paraqitje me Sportingun, nuk arriti ta kuptonte vendimin e përzgjedhësit Luiz Felipe Scolari.
Pas këtij zhgënjimi, ai ra në depresion dhe nisi të konsumonte alkool e kokainë.
“Një herë qëndrova një javë pa gjumë, pastaj pësova mbidozë. Isha pranë vdekjes, por një mik ma shpëtoi jetën”, rrëfeu braziliani. /Zëri