Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael
Sport
November 13, 2026 - 11:42
Një ditë para ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve, janë shtuar masat e sigurisë përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjitha rrugët që shpien drejt stadiumit të kryeqytetit janë bllokuar nga Policia për qarkullimin e automjeteve, ndërsa në disa pjesë janë vendosur edhe shirita sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë, raporton Ekonomia Online.
Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen të shtunën, në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.