Spanja merr lajme të mira, Yamali dhe Oyarzabali rikthehen ndaj Anglisë

Spanja merr lajme të mira, Yamali dhe Oyarzabali rikthehen ndaj Anglisë

Sport November 13, 2026 - 11:11

Përfaqësuesja e Spanjës do të jetë më e kompletuar për përballjen e së dielës ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve, pasi në dispozicion të trajnerit Luis de la Fuente do të jenë edhe Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzabal.

Lajmin e ka konfirmuar vetë përzgjedhësi spanjoll, i cili ka bërë të ditur se të dy futbollistët do t’i bashkohen skuadrës në stërvitjen e së premtes.

Yamal kishte qëndruar në Barcelonë për t’u rikuperuar nga një shqetësim në gju, ndërsa Oyarzabal kishte marrë leje për të qëndruar në San Sebastian, në mënyrë që të ishte pranë familjes me rastin e lindjes së fëmijës së tij të dytë.

“Lamine ndihet shumë mirë tani dhe mezi pret t’i bashkohet përfaqësueses nesër”, ka deklaruar De la Fuente.

Ai konfirmoi se edhe Oyarzabal do të jetë në dispozicion për përgatitjet e fundit para ndeshjes.

Përballja Spanjë – Angli zhvillohet të dielën, më 15 nëntor, nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Spanja ka tri pikë më shumë se Anglia në Grupin A3 dhe i mjafton një barazim për ta siguruar vendin e parë. Të dyja përfaqësueset tashmë e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale.