Shkëndija - Sileksi do të luhet të hënën në arenën "Todor Proeski"
Sport
November 16, 2026 - 21:50
Ndeshja e xhiros së 14-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërmjet KF Shkëndijës dhe FK Sileksit, me kërkesë të klubit Kuqezi dhe me pëlqimin e skuadrës kundërshtare, do të zhvillohet të hënën, më 23 nëntor 2026, me fillim në orën 13:00.
"Ndryshimi i datës vjen në rrethana të veçanta, pas ndarjes tragjike nga jeta të ndihmëstrajnerit tonë, Agron Memedi", njofton klubi tetovar përmes faqes së vet zyrtare.
Për këtë përballje, Shkëndija e ka zgjedhur si terren vendas Arenën “Todor Proeski” në Shkup. /Zëri