Sot nis java e 14-të në Superligën e Kosovës, vetëm një ndeshje në orar
Sport
November 20, 2026 - 08:36
Albi Mall Superliga do të nis sot (e premte) me një ndeshje në program, ndërsa në vikend janë programuar nga dy takime tjera, në kuadër të xhiros së 14-të.
Kjo xhiro nis me përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, dy skuadrave që synojnë të marrin pikët e plota.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 17:00.
Kurse, ndeshjet e tjera të kësaj jave zhvillohen të shtunën, ku Llapi përballet me Vushtrrinë, ndërsa Malisheva pret Dukagjinin. Të dielën, Ballkani luan ndaj Gjilanit, kurse Drita përballet me Feronikelin ’74 në Gjilan. /Zëri