Trajneri i Shkëndijës, Artim Pollozhani flet pas barazimit me Sileksin

Trajneri i Shkëndijës, Artim Pollozhani flet pas barazimit me Sileksin

Sport November 23, 2026 - 17:21

Shkëndija ka regjistruar një barazim 1:1 ndaj Sileksit në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 18-të me golin e Tambës, ndërsa Manojlov shënoi në minutën e 53-të për të vendosur rezultatin përfundimtar.

…përshtypjet… 

Artim Pollozhani: “Po, patjetër jemi të pakënaqur nga mënyra se si u zhvillua ndeshja. Unë mendoj që kishim dy fytyra sot: kishim problematika në fazën mbrojtëse në pjesën e parë, që mendoj që në pjesën e dytë i zgjidhëm, por që ajo që është shqetësuese është që kemi me patjetër sakrificë në fazën mbrojtëse, që të mos i marrim ato gola në atë lloj mënyre, sepse pastaj sa vjen e vështirësohet. Mendoj që te kjo pjesë duhet akoma më shumë punë, sepse është shumë me rëndësi sakrifica, në fazën mbrojtëse të jemi akoma më agresiv që të mos ndëshkohemi në këtë lloj mënyre, sepse patjetër që mbas asaj pastaj ka vështirësi se ekipet si Sileksi zbresin në linjën e parë të vetën. Edhe në fazën e sulmit duhet ato raste që na jepen para portës të shfrytëzohen, sepse me patjetër që sa vjen e vonohet loja, atëherë edhe ana psikologjike bie te lojtarët.”

…vëmendja te topi i dytë… 

Artim Pollozhani: “Duhet sakrificë në fazën mbrojtëse sepse ishte një top për shembull që ishte i evitueshëm, por që në momente të tilla mbrojtësit ose qendërmbrojtësit tonë duhet të reagojnë akoma më mirë. Kishim raste edhe tek shtylla edhe te Almiri, kishim raste edhe 1 me 1, por që ju thashë edhe më parë që duhet sakrificë edhe te sulmi që të futet ai top në rrjetë dhe pastaj bëhet më e lehtë.”

…gjendja psikologjike… 

Artim Pollozhani: “Sigurisht ne kemi kaluar një dhjetëditësh që nuk do t’ia uroj askujt, domethënë që të përjetojë atë lloj ngjarjeje që përjetuam ne praktikisht këto dhjetë ditë, por që jeta vazhdon edhe nuk ke çfarë i bën. Por që ishte jashtëzakonisht e vështirë nga ana psikologjike që t’i ngresh lojtarët sepse ishte një ndodhi që ndodhi në fushë, kështu që të gjithë ishim me trauma, por kjo nuk është se na arsyeton. Duhej kjo të na bëhet forcë dhe ne duhej që të marrim tre pikëshin pikërisht për këto arsye.”