Morina: Gjakova do të jetë prioritet i qeverisë “Kurti”

Morina: Gjakova do të jetë prioritet i qeverisë “Kurti”

Zgjedhjet 2026 May 29, 2026 - 11:45

Kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Zef Morina, ka deklaruar se Gjakova dhe fshatrat përreth do të jenë në fokus të investimeve të ardhshme qeveritare.

Përmes një postimi publik, Morina bëri të ditur se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar një takim në Jahoc të Gjakovës, ku kanë diskutuar për projektet dhe zhvillimin që e pret këtë komunë.

“Së bashku me kryeministrin Albin Kurti në Jahoc të Gjakovë, folëm për projektet dhe zhvillimin që e pret qytetin e Gjakovës dhe fshatrat përreth.

Gjakovë do të jetë në listën kryesore të qeverisë së Kurtit, me investime të shumta në infrastrukturë, zhvillim ekonomik, bujqësi dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

Prandaj, më 7 qershor ju ftoj të votoni koalicionin e fitores PSHDK–VV me nr. 116”, shkroi Morina.