Limaj në fushatë me Hamzën: Të bashkohemi dhe të ecim së bashku drejt fitores
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka dalë publikisht në mbështetje të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje për bashkim të qytetarëve dhe mobilizim politik për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim në Facebook, ai ka publikuar pamje nga gjatë aktivitetit elektoral, ku theksoi nevojën për unitet dhe për një qasje të re qeverisëse në vend.
“Të bashkohemi, të fuqizohemi dhe të ecim së bashku drejt fitores. Më 7 qershor, qytetarët kanë mundësinë t’i thonë STOP krizës dhe t’i hapin rrugë një kapitulli të ri për Kosovën”, u shpreh Limaj.
Kjo deklaratë vjen në kuadër të angazhimeve të përbashkëta politike në fushatë, ku subjektet politike kanë intensifikuar aktivitetet dhe mesazhet drejtuar elektoratit në prag të votimeve. /Zëri