KQZ: Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 09:00 votuan 11.24% e votuesve të regjistuar
Foto: Laura Hasani

KQZ: Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 09:00 votuan 11.24% e votuesve të regjistuar

Zgjedhjet 2026 June 06, 2026 - 09:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e parakoshme për Kuvendin e Reublikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se gjatë orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 1,117 votues.

Ai tha se procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë.

“Deri në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë. Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi nga 30 përfaqsi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 1,117 votues”.

“Në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Washington – ambasadë dhe New York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë”, tha ai.

Përfaqësitë diplomatike, në të cilat ka filluar dhe po zhvillohet procesi i votimit, janë:

GJERMANI:

Berlin – ambasadë;

Frankfurt – konsullatë;

Hamburg – konsullatë;

Mynih – konsullatë;

Shtutgart – konsullatë; dhe

Dyseldorf – konsullatë.

ZVICËR

Bernë – ambasadë;

Gjenevë – konsullatë; dhe

Cyrih – konsullatë.

MBRETËRIA E BASHKUAR

Londër – ambasadë.

FRANCË

Paris – ambasadë; dhe

Strasburg – konsullatë.

BELGJIKË

Bruksel – ambasadë.

NORVEGJI

Oslo – ambasadë.

AUSTRI

Vjenë – ambasadë.

SUEDI

Stokholm – ambasadë.

SLLOVENI

Lubjanë – ambasadë.

DANIMARKË

Kopenhagë – konsullatë.

ITALI

Romë – ambasadë; dhe

Milano – konsullatë.

TURQI

Ankara – ambasadë; dhe

Stamboll – konsullatë.

KROACI

Zagreb – ambasadë.

HOLANDË

Hagë – ambasadë.

REPUBLIKA ÇEKE

Pragë – ambasadë.

HUNGARI

Budapest – ambasadë.

Ndërkaq, procesi i votimit, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, do të fillojë në këto shtete:

SHBA

Ëashington – ambasadë; dhe

Neë York – konsullatë.

KANADË

Otavë – ambasadë; dhe

Toronto – konsullatë.

Elezi tha se në përfaqsit diplomatike mund të votojnë vtëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike.

“Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026)”, tha ai./EO