Përfundon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 7 qershorit
Foto: Laura Hasani

Përfundon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet 2026 June 17, 2026 - 14:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar të mërkurën, në orën 14:30, pasi kishte nisur më 12 qershor, në orën 21:00.

Gjatë kësaj periudhe janë numëruar gjithsej 223 kuti votimi, në të cilat ishin vendosur zarfet me fletëvotime të aprovuara nga Shërbimi Votues i KQZ-së.

KQZ-ja ka bërë të ditur se votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar në këtë mënyrë.

Ndërkohë, më 14 qershor është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85.790 pakove të supozuara me fletëvotime, nga to 82.809 janë aprovuar, ndërsa 2.981 janë refuzuar. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image