Pamje nga momenti i vetëvrasjes së 23 vjeçarit në aeroportin e Tiranës (VIDEO)

Kronika September 01, 2016 - 22:49

Janë publikuar pamjet e momentit kur 23-vjeçari Juglend Kapllanaj i dha fund jetës në terminalin e aeroportit të Tiranës.

Mësohet se Kapllanaj vuante nga depresioni, dhe menjëherë pas kthimit të tij nga Mynihu i Gjermanisë, kishte thirrur: “Jam Spiderman”, ku më pas edhe është vetëvrarë.

Ngjarja u shënua rreth orës 15:30, ndërsa sipas dëshmitarëve Kapllanaj ka ndenjur gjatë mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore.

Policia kishte reaguar menjëherë duke e dërguar atë në spital, megjithatë Kapllanaj nuk ka arritur të mbijetojë.