Aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë, tri vajza të lënduara (VIDEO)

Kronika November 24, 2016 - 22:25

Në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë tre persona të gjinisë femërore kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për klankosova.tv, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se ngjarja saktësisht ka ndodhur në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës.

Bëhet e ditur që përveç lëndimeve, si pasojë e përplasjes së veturës me një kamion,  janë shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale, njofton Klan Kosova.

Raportohet se njësitet relevante policore kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore.

Sipas dëshmitarëve, pjestarë të FSK-së janë parë të kenë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.