Ja çfarë thonë familjarët e katër viktimave që humbën jetën në aksidentin në Prishtinë (Video)

Kronika July 29, 2017 - 21:09

Në varrezat e Pozheranit të Vitisë, të shtunën, iu dha lamtumira e fundit katër viktimave që humbën jetën në aksident trafiku te rrethrrotullimi ne Prishtinë që ndodhi orët e hershme të së premtes.

Në këtë ditë familja Alidema, do të duhej të kishte festë sepse po e martonin mbesën.

“ Kemi pas një gazmend në familje. Kemi pas në planë ta martojmë mbesën tonë”, thotë babai i njërit prej viktimave.

Ai ka treguar se deri më tash nuk e din arsyeje e ndodhjes së këtij aksidenti.

Disa familjarë që kishin qenë duke ardhur mbrapa veturës që u aksidentua, kanë thënë se vetura nuk ishte duke zhvilluar shpejtësi të madhe, dhe as shoferi nuk kishte konsumuar alkool atë natë.

“ Me sa mbaj mend unë ata nuk kanë pi alkool. Unë kem qenë mbrapa dhe nuk ka qenë vetura duke ecur shpejt. Na kemi qenë dy minuta mbrapa veturës”.

I ndjeri Enver Alidema mbrapa la tri vajza e dy fëmijë, ndërsa Ekremi dy djem, njëri ndër ta Qëndrimi që po vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv në QKUK.