Rushiti fton të ju bashkoheni marshit protestues për viktimat e dhunës seksuale: Ata nuk janë të braktisur

Rushiti fton të ju bashkoheni marshit protestues për viktimat e dhunës seksuale: Ata nuk janë të braktisur

Kronika May 18, 2019 - 16:28
Lexoni detajet

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, Feride Rushiti ka shkruar sërish rreth fotografisë që doli të jetë false, e publikuar nga deputetja Flora Brovina.

Rushiti ka thënë që përkundër dëmeve që shkaktoi ky veprim, ata do të vazhdojnë me punën e tyre siç bënë tash e 20 vjet.

Rushiti përmes Facebook’ut ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen marshit protestues për të hënën. Sipas saj, kjo do të tregonte se të mbijetuarit e dhunës në luftë nuk janë vetëm.

Shkrimi i plotë:

Fraza e famshme se ‘çfarë nuk të shkatërron të bënë më të fortë’, duket të jetë mbijetesa e vetme të cilën kjo foto-tornado nuk arriti që ta lëkundë. Naiviteti, qëllimisht ose jo, di të jetë i pamëshirshëm duke e futur individin në krizë të ekzistencën së vet përmes çarjes së moralit në raport me vetveten dhe ambientin në të cilin jeton dhe vepron (këtë temë më së miri e trajton J.M. Coetzee te romani ‘Turpi’).

Përtej këtyre dilemave morale dhe ekzistenciale, që shkaktoi shpalosja e fotografisë (tashmë e veifikuar si falso), dhe amullisë shoqërore që shkaktoi, pyetja e cila rëndom shtrohet është: Çka tutje? Asgjë më shumë e as më pak, sesa vazhdim i rrugëtimit tonë të devotshëm e human, të nisuar dy dekada më parë.

Pra, #Qendra Kososovare për Rehabilitimin e të mbijetuarave të tortures angazhimin e saj të nisur #20 vjet më parë, si qendra e parë që ofroi shërbime rehabilituese mjekesore e psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do ta ndjekë, me profesionalizëm, përkushtim dhe paanshmëri deri në sigurimin e qasjes në #drejtësipërviktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.

Pa mëdyshje, këtë do e arrijmë përmes bashkëpunimit me të gjithë akterët relevant të cilët kanë treguar devotshmëri dhe profesionalizëm. Pikërisht, ashtu siç bëmë që nga viti 1999.

Sakaq, #marshiprotestues i thirrur për të hënën, është hapi i parë që po ndërmarrim për të treguar edhe njëherë se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm dhe të braktisur në përpjekjet për njohje dhe realizim të plotë të drejtave të tyre.

Mbështetja gjithëshoqëror që do ta dëshmonte edhe njëherë luftimin e stigmës dhe diskriminimit është mëse e nevojshm. Prandaj, ejani e na bashkohuni. Askush nuk mund ta çajë shoqërinë në këtë pikë!
#BËHUZËRIIM