Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Kronika April 14, 2024 - 00:17

Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova, i cili është denoncuar për dhunë në familje.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, ka thënë Nikçi.

Ai tha se i dyshuari nuk ka qenë i çasshëm në shtëpinë e tij.