Arrestohet personi që sulmoi disa zyrtarë policorë në Zveçan
Foto: Laura Hasani

Arrestohet personi që sulmoi disa zyrtarë policorë në Zveçan

Kronika April 14, 2024 - 09:18

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëveprim me disa të dyshuar tjerë ka sulmuar zyrtarët policor të cilët ishin duke zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Veriit , Zveçan, raporton Zeri.info.

“Mitrovicë Veri – Zveçan / 13.10.2021. Më 13.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në bashkëveprim me disa të dyshuar tjerë me datën e cekur, ka sulmuar zyrtarët policor të cilët ishin duke zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”m thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri