Vdes studentja që u godit nga treni në Prishtinë para tri javësh

Vdes studentja që u godit nga treni në Prishtinë para tri javësh

Kronika April 15, 2024 - 14:41

Ka vdekur studentja 20-vjeçare, Vlera Sadiku, e cila u godut nga treni në lagjen "Lakrishtë" në Prishtinë më 26 mars.

Shefi i Intensives, Shaqir Uka, tha se ajo vdiq në orët e para të së hënës, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që i kishte marrë.

“Po, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në orët e para të ditës”, tha ai. /express