Vetëdorëzohet në Polici një nga të dyshuarit për vrasje në tentativë në Gjakovë

Vetëdorëzohet në Polici një nga të dyshuarit për vrasje në tentativë në Gjakovë

Kronika April 16, 2024 - 08:50

Të dielën e kaluar rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy grupeve, të njëjtët janë gjuajtur me armë ndërmjet vete.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995, mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident.

Të hënën i dyshuari në fjalë është vetëdorëzuar në Polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë”, ka njoftuar Policia. /Zëri