Çitaku për vrasjen e gruas në Pejë: Situata alarmante

Çitaku për vrasjen e gruas në Pejë: Situata alarmante

Kronika April 16, 2024 - 09:28

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se gruaja është vrarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa Çitaku e ka cilësuar situatën si alarmante, transmeton Zeri.info.

“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alarmante. S’po mundem me gjet as fjalë”, shkroi Çitaku në reagimin e saj.

Kujtojmë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa i dyshuari për këtë krim është arrestuar nga policia. /Zëri