Milani ngjyroset ‘zikaltër’, Inter dominon dhe triumfon në derbi
Inter ka konfirmuar problemet e Milanit edhe për një sezon tjetër, duke dominuar dhe fituar derbin e sotëm.
‘Zikaltërit’ triumfuan me rezultat 2-0, por lehtësisht mund të ishte më i lartë nëse do t’i konkretizonin rastet.
Pjesa e parë u karakterizua me dy gola të anuluar për secilën skuadër nga VAR-i, teksa Lukaku dhe Lautaro Martinez kishin raste të arta për ta kaluar në epërsi skuadrën e tyre.
Goli i parë erdhi me të filluar pjesa e dytë, kur Marcelo Brozovic (49’) realizoi për epërsinë fillestare të Interit.
Në vazhdim ‘Rossonerët’ u munduan të krijonin diçka, por loja pa koncept ‘flen’ ende në këtë skuadër – me trajnerin Giampaolo që startoi me vetëm një blerje të re të verës (Leao).
Goditja përfundimtare për Milanin erdhi 12 minuta para fundit, me Romelu Lukakun (78’) që vulosi rezultatin 2-0.
Pas katër ndeshjeve, skuadra e Antonio Contes ka pikë të plota në vendin e parë kurse Milan tubon vetëm 6 pikë.