​Allegri: Jam mirë këtu

Sport February 12, 2016 - 23:21

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga kampionët e Italisë.

Tekniku italian është i lidhur me transferimin tek Chelsea, por Allegri thotë nuk e ka në plan të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, transmeton KosovaPress.

“E ardhmja ime është në Juve, jam mirë këtu. Nuk ka asgjë të vërtetë për atë që thonë dhe që është shkruar”, ka thënë Allegri.

“Unë dua ta mbyll këtë çështje, sepse nuk ka kuptim të flasim për gjëra që nuk janë të vërteta. Ne jemi profesionist dhe jemi mësuar më gjëra të tilla”, ka theksuar ai.