Shi dhe reshje bore sot

Shi dhe reshje bore sot

Aktuale April 17, 2024 - 08:09

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave, ku priten reshje shiu.

Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, e po ashtu pritet të ketë edhe shqotë ose në zona malore edhe borë.

Temperaturat minimale për sot do të lëvizin prej 11 deri në 15 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 11 deri në 16 gradë, kurse gjatë mbrëmjes temperaturat parashihen të ulen prej 1 deri në 6 gradë Celsius. /MeteoKosova