Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale April 20, 2026 - 13:34

Ka nisur tashmë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme dhe përgatitjet për seancën e radhës plenare.

Sipas agjendës, Kryesia do të propozojë rendin e ditës për seancën e ardhshme, i cili përfshin miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të mbledhjes.