Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, shkak kuorumi

Dështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, shkak kuorumi

Aktuale April 22, 2026 - 10:29

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, e paralajmëruar për sot.

Kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit përfundimtar për Projektligjin nr. 10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se do të njoftojnë për mbledhjen e ardhshme.