Partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet
Disa parti politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, i cili pritet të mbahet sot në orën 15:00.
Përfaqësues të subjekteve politike, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, deri sa ishin në opozitë kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Presidencës.
Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi pjesëmarrjen, duke deklaruar: “Po kemi marrë ftesë dhe marrim pjesë. Takimi mbahet në orën 15:00”, tha ajo.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila u shpreh shkurt se “do të marrin pjesë në takim”.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e konsultimeve, ku do të përfaqësohet nga nënkryetari Ardian Gjini.
Takimi vjen pas koordinimit të Presidencës me kryesuesin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku janë diskutuar afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe nevoja për një proces zgjedhor pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale. /rtk