Avokati i Thaçit tregon se çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli i Speciales

Avokati i Thaçit tregon se çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli i Speciales

Aktuale June 18, 2026 - 08:38

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale, pasi kjo e fundit prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë gjykatë me seli në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luka Mishetiq ka shkruar se Apeli i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, shkroi ai.