Shqiptarët me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë në paradën e dytë rrugëve të Nju Jorkut
Aktivisti dhe përfaqësuesi i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka publikuar pamje nga festa me flamujt shqiptarë, të Kosovës dhe amerikanë, së bashku me veshjet, këngët dhe vallet tradicionale shqiptare, në Nju Jork.
Bajraktari ka përgëzuar udhëheqësit e komunitetit shqiptaro-amerikan për organizimin e Paradës së dytë të Rrënjëve Shqiptarë.
“Një festë e mrekullueshme e kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare që, vit pas viti, bashkon shqiptarë nga të gjitha rajonet dhe forcon lidhjen e brezave të rinj me rrënjët e tyre”, shkruan ai.
ë The Albanian, Kosova, and American flags, together with traditional Albanian clothing, songs and dances, brought the streets of New York City to life.
— Harry Bajraktari (@HarryBajraktari) June 21, 2026
I congratulate @AlbanianRoots, @MarkoKepi and the leaders of the Albanian-American community for organizing the Albanian… pic.twitter.com/h93PH5Haqv