Pas vitesh në listën e të zhdukurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj
Aktuale
June 21, 2026 - 16:47
Këtë të diel është rivarrosur dëshmori, Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur.
Ceremonia e rivarrimit u mbajt në varrezat e fshatit Kodrali nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, u bënë homazhe te ‘Lapidari i Ri’ në fshatin Kodrali të Deçanit.
Ceremonia e rivarrimit u organizua nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Në rivarrimin e dëshmorit Pepaj mori pjesë edhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.