Helmimi në një piceri në kryeqytet, QKUK-ja: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore
Foto: Laura Hasani

Helmimi në një piceri në kryeqytet, QKUK-ja: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Aktuale July 13, 2026 - 12:01

Klinika Infektive në QKUK ka dhënë detaje lidhur me helmimin e disa personave nga ushqimi i një picerie në kryeqytet.

Sipas njoftimit, nga data 10.07.2026 janë paraqitur pacientë me ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

QKUK-ja ka thënë se për këtë çështje kanë kërkuar ndihmë rreth 70 pacientë, 22 prej të cilëve janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm, raporton Zeri.info.

“Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), si dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi.

Pacientët e hospitalizuar janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike. Aktualisht, gjendja klinike e pacientëve vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim. /Zëri