KRU “Prishtina” njofton për punime mirëmbajtjeje në disa rrugë të kryeqytetit
Foto: Laura Hasani

KRU “Prishtina” njofton për punime mirëmbajtjeje në disa rrugë të kryeqytetit

Aktuale July 15, 2026 - 09:56

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në disa lokacione në kryeqytet.

Sipas njoftimit, intervenimet do të zhvillohen në rrugët “UÇK”, “Lidhja e Lezhës”, “Zagrebit”, “Hakif Sheholli”, “Bija e Vokshit”, “Ismet Krasniqi” dhe “Shaqir Igrishta”.

Postimi i plotë:

Sot ekipet e mirëmbajtjes do të jenë në terren për të realizuar intervenime në këto lokacione:

Rr. UÇK

Rr. Lidhja e Lezhës

Rr. Zagrebit

Rr. Hakif Sheholli

Rr. Bija e Vokshit

Rr. Ismet Krasniqi

Rr. Shaqir Igrishta.

Qëllimi i këtyre intervenimeve është përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Falënderojmë banorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve.

Punojmë çdo ditë për një qytet më të sigurt, më funksional dhe më të mirë për të gjithë.