Prokuroria Speciale pas intervistimit të Halil Thaçit: Dyshohet për ushtrim ndikimi lidhur me shpronësimet në Shipitullë
Aktuale
July 15, 2026 - 12:14
Ditën e sotme kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Lidhur me këtë çështje kanë folur nga ky institucion.
Më saktësisht, Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale, tha për Express se Thaçi është intervistuar në cilësinë e të pandehurit lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me shpronësimet në fshatin Shipitullë.
“Mund të konfirmojmë se H.Th. është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrim ndikimi’’’, ka thënë ajo.